Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një 37 vjeçar

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sonte në një lokal Prishtinë.

Si pasojë e këtyre të shtënave një person është plagosur.

Kjo është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës, Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për Reporteri.net.

Policia njofton tutje se hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.