Të shtëna me armë zjarri në Kavajë, vritet në mes të lokalit një person

Të shtëna me armë zjarri raportohet se janë dëgjuar pak minuta më parë në Kavajë. Sipas informacioneve praprake mësohet se një person është vrarë me plumb në kokë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qytetin e Kavajës, ndërkohë deri më tani dyshohet se mund të ketë lidhje me vrasjen e Armand Gosës.

Armand Gosa humbi jetën në 29 Mars 2023 në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.

(www.drogueriasanjorge.com)