Tre persona kanë mbetur të lënduar pas plagëve të shkaktuar me armë zjarri në orët e parë të së dielës në Gjakovë.
Mediet kosovare raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli”. Sipas Elezajt, gjendja shëndetësore të plagosurve është stabile.
“Sot rreth orës 00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën ‘Fan Stilian Noli’ në Gjakovë, ku për pasojë tre persona kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.