Të shtëna me armë në qendër të Kumanovës, plagoset një person


Të shtëna me armë zjarri në qendër të Kumanovës ka ndodhur pasditen e sotme, kanë konfirmuar MPB-ja e Kumanovës, nga ku kanë bërë të ditur se do të japin detaje pas përfundimit të hetimeve.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës kanë konfirmuar se në ora 17:38 me automjet të urgjencës iu është sjellë një person mashkull me dy plagë me armë zjarri në të dyja këmbët.

Personi për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Shkup.

– Pas ofrimit të kujdesit fillestar shëndetësor, personi me ekip të punonjësve është përcjellë në Kirurgjinë Vaskulare Shkup, tha drejtoresha e spitalit, Biljana Ivanovska.