Të shqetësuar për marrëdhëniet me ShBA-të, studentët vendosin flamuj amerikanë para Qeverisë

Studentët e universitetit të Prishtinës para qeverisë së Kosovës kanë mbajtur aksion simbolik lidhur me raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bekim Ibishi student është shprehur se me anë të këtij aksioni i bëjnë thirrje qeverisë së kosovës që të mos cenojë mardhëniet me ShBA-të.

Ai u shpreh se janë këtu si studentë të shqetësuar me deklarimet e gjatë ditës së mërkurë të zyrtarëve amerikanë për tërheqje të trupave dhe saksione ndaj shtetit të Kosovës.
Ibishi u shpreh se nuk janë pjesë e ndonjë partie opozitare apopartie tjetër por kanë dalë për të protestuar si studentë në mënyrë që të mos cenohet e ardhmja e vendit dhe qytetarëve.
Studentët në rrethojat e objektit të qeverisë kanë vendosur flamuj të ShBA-ve.