Të shëruarit nga Covid-19 të paraqiten për të dhuruar plazmë konvaleshente që t’iu ndihmojnë të sëmurëve

Të gjithë personat që janë shëruar nga Covid-19 të paraqiten për dhurimin e plazmës konvalescente, bën thirrje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një publikim në profilin e tij në Fejsbuk.

Për tu paraqitur, siç thekson, duhet të plotësohet formulari elektronik në ueb-faqen e Institutit për Mjekësi Transfuzive. https://bit.ly/30ufhA4

“Sllavica dhe Mirjana janë dy vajzat e pacientes më të vjetër të shëruar nga Covid-19, të cilat gjithashtu ishin pozitive dhe u shëruan nga ky virus. Ato javën e kaluar dhuruan plazmë konvalescente e cila do të përdoret si ilaç dhe shpresë për pacientët më rëndë të sëmurë nga virusi korona. Nga zemra ju falënderoj për humanizmin. Të jemi humanë dhe t’iu ndihmojmë të sëmurëve nga Covid-19 që të shërohen më shpejtë”, shkroi Filipçe./MIA