Të sëmurit me të meta mendore, rrezik për të dënuarit në burgjet e Maqedonisë!

Sipas informacioneve të Pa Censurë në burgjet e Maqedonisë numri i përgjithshëm i vuajtësve të dënimit që kanë të meta mendore është në rritje.

Vetëm në burgun e Tetovës kemi 8 të burgosur që janë të sëmurë mendorë, një proporcion që është 1 në 10 të burgosur.

Nga të dënuar të cilët i ka kontaktuar Pa Censurë si një “rrezik” potencial për to shihet edhe agresiviteti dhe frika nga sulmet që ju bëhe, nga persona të cilët janë në gjendje të vështirë psikike ose me të meta të dukshme mendore.

Një ndër rastet e shumta që na raportuan të dënuarit ishte, se ka të dënuar të cilët, në momente krize fillonin që të shkatërrojnë gjithçka në qeli, dhjetë të dënuar të tjerë nuk mund ta ndalojnë një të sëmurë psikik kur ai kalon një gjendje krize, sepse ka një forcë të jashtëzakonshme, ku i njëjti shkatërron gjithçka në këto qelitë tona të “varfra” rrëfejnë të dënuarit.

“Ky është një problem që duhet alarmuar, por nuk e di si mund që t’i bindim mediat se kjo është e vërtete, ku e di që askush nuk tregon ndonjë numër të saktë” thotë për Pa Censurë R.E nga burgu i Idrizovës.

Ndërsa sa u përket të burgosurve të tjerë dhe shkollimit të tyre, statistikat tregojnë se mbi 25% e të dënuarve nuk njohin shkrim leximin./Pa Censurë