Të rinjtë nga RMV-ja të lindur në vitin 2005 do të mund të udhëtojnë falas me tren nëpër Evropë vitin e ardhshëm


Të rinjtë nga Maqedonia të lindur në vitin 2005 do të kenë mundësinë të udhëtojnë nëpër Evropë me tren falas nga 1 marsi 2024 deri më 31 maj 2025.

Bashkimi Evropian ndan 38 mijë bileta treni si pjesë e re e programit të udhëtimit të quajtur “DiscoverEU”, ku përveç vendeve anëtare të BE-së mund të marrin pjesë edhe të rinj nga vendi ynë, si dhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Turqia dhe Serbia.

Për të marrë bileta falas, ata që aplikojnë do të duhet të demonstrojnë njohuritë e tyre duke iu përgjigjur një kuizi të shkurtër. Fituesit do të kenë mundësinë të udhëtojnë nëpër Evropë deri në 30 ditë, me rastin e ditëlindjes së tyre të 18-të.

Komisioni nga Brukseli bëri të ditur se afati i aplikimit zgjat deri më 18 tetor dhe të interesuarit mund të aplikojnë në këtë
link