Një vajzë 20 vjeç nga Shkupi ka raportuar në polici se bashkë me një bashkëmoshatar nga Kumanova janë mashtruar nga një grua, e cila u ka premtuar punësim në Gjermani në këmbim të një shumë të të hollave, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se sipas raportit, gruaja u ka marrë të rinjve mbi 12 mijë denarë.
“Më 13.01.2023 në ora 18:00 në stacionin policor të Aerodromit, një vajzë 20 vjeçare nga Shkupi ka raportuar se së bashku me një 20 vjeçar nga Kumanova janë mashtruar nga një grua për shumën prej 12.576 denarëve. Sipas raportit, ata kanë kontaktuar me personin që i është ofruar t’i ndihmojë të punësohen në Gjermani, për të çka ka kerkuar para. Siç raportohet, ata i kanë paguar paratë në një xhiro llogari disa herë dhe pasi e kanë njoftuar se nuk do t’i leshojnë me paratë derisa të nënshkruajnë kontratën, personi ka ndërprerë kontaktet dhe nuk ua ka kthyer paratë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.