Të punësuarit e Spitalit të Tetovës mbështesin Florin Besimin


Të punësuarit e Spitalit të Tetovës i kanë shprehur mbështetje drejtorit në dorëheqje, Florin Besimit.
Kryeshefat e reparteve të Spitalit, kanë filluar grumbullimin nënshkrimeve, me anë të së cilave shprehin “Përkrahjen morale për drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës nga personeli mjekësor”.
Mediat kontaktuan kryeshefin e Repartit të Gjinekologjisë, Nagip Rufatin. Në bazë të tij, kjo mbështetje ka për të qëllim t’i japë Besimit përkrahje morale dhe do të nënshkruhet nga ata punonjës që dëshirojnë.

Sipas tij, ata nuk emërojnë drejtor, kësisoj nuk mund të vendosin se a do të pranohet ose jo dorëheqja e Besimit, por qëllimi i grumbullimit të nënshkrimeve është të dërgohet mbështetje deri te Florin Besimi, i cili për shkak të përgjegjësisë morale nga ngjarja tra*gjike e 8 shtatorit, dha dorëheqje.
Më 8 shtator, në Tetovë humbën jetën 14 persona si pasojë e flakëve që shkr*umboi Qendrën Kovid në Tetovë.