Të punësuarit e NP “Higjiena Komunale” kundër Arsovskës, e duan Zudi Enuzin drejtor!

Të punësuarit e NP Higjiena Komunale – Shkup të revoltuar më vendimin për shkarkimin e u.d. drejtorit të NP Higjiena Komunale – Shkup Zudi Enuz kërkojnë urgjentisht tërheqjen e këtij vendimi.
Sipas tyre, Zudi Enuz për një kohë të shkurtër ka treguar profesionalizëm, paanshmëri dhe denjësi për pozitën me të cilën ka udhëhequr. Ata shtojnë se me ardhjen e tij është përmirësuar puna e ndërmarrjes ndërsa për herë të parë edhe u është rritur rroga të gjithë të punësuarve në ndërmarrje!
Reagime të shumta pas vendimit të djeshëm pati edhe në rrjetet sociale nga ana e qytetarëve të cilët vlerësojnë se vendimi i Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është i nxituar dhe i padrejtë.