“Të pret pushka”- Kush është rapsodi i arrestuar për kërcënimet ndaj Albin Kurtit

Një rapsod nga Drenica është arrestuar këtë të enjte nga policia e Kosovës për shkak të kërcënimeve me jetë që ka bërë në adresë të kryeministrit Albin Kurti.

Nuredin Gashi, personi që shihni në foton e mësipërme, ka kërcënuar me vdekje kryeministrin e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai u ndalua me urdhër të Prokurorisë Speciale për shkak se kërcënimet në adresë të kryeministrit i ripërsëriti dhe në një emision televiziv në Kosovë mbrëmjen e 30 gushtit.

Madje në youtube ekziton dhe një këngë me çifteli e rapsodit nga Drenica, e publikuar tre vite më parë, ku sërish ai kërcënon Albin Kurtin.

Në mbishkrimin e videos Gashi shkruan se: “Kush tradhëton atdheun e vetë e pret pushka me fishekë”.

VIDEO