Të premten prot*esta për “Monstrën”, Ajdari fton partitë shqiptare të largohen nga Qeveria

Për të shprehur pakënaqësinë për aktvendimin për rastin “Monstra” të premten do të pro*testohet në Shkup. Këtë e ka paralajmëruar para Gjykatës Penale familjari i të dën*uarve në rast Bedri Ajdari. Ai ka ftuar që në pro*testë të bashkëngjiten edhe pro*testuesit e “Revolucionit Laraman”.

“Paralajmëroj pro*testa për të premten dhe e ftoj garniturën e “Revolucionit Laraman” që të nga bashkëngjiten sepse ne prot*estuam me ata që ta rrë*zojmë sistemtin dhe jo vetëm ta ndërrojmë atë” tha Ajdari. Ndërkohë ka ftuar që deri te pro*testa partitë politike të distancohen nga vendimi i sotëm i Gjykatës kurse fton partitë politike shqiptare ta lëshojnë Qeverinë.
“Ju bëj thirrje partive politike të distancohen nga ky vendim dhe të tërhiqen nga Qeveria. Ne fort e dimë se si i ndihmuan Muhamed Zekirit dhe Lëvizjes Besa të hyjnë në Qeveri, prandaj ata duhet ta bëjnë këtë. BDI-ja nuk e bëri këtë hap por ata duhet ta bëjnë. Doemos duhet të distancohen dhe ta lëshojnë Qeverinë”, tha Ajdari.

Kjo revoltë vjen ngaqë në Gjykatën Penale në Shkup është shpallur aktvendimi i rigjykimit të rastit “Monstra”. 3 të ak*uzuar, Alil Demir Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç u dë8nuan me bu*rg të përjetshëm. Dy të tjerë bashkërisht do të vuajnë dë*nimin me bu*rg për 24 vjet. Bëhet fjalë për Haki Azirin i cili është dën*uar me 9 vjet bu*rg, dhe Fejzi Aziri me 15 vjet bu*rg. Ndërkohë Sami Luta është liruar.