Të premten edhe një takim Zaev-Gashi!?

Mediat jozyrtarisht mësojnë se të premten do të ketë edhe një takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi.

Takimi i katërt Zaev-Gashi pritet të sjell marrëveshje konkrete, pas përafrimit të qëndrimeve nga takimi i një dite më parë. Dy liderët në takimet e deritanishme kanë biseduar për çështje programore dhe ndarje parimore të resorëve./Alsat.mk