Zhivanka Denkova vuan nga leukemia akute mileoide për 11 vite me radhë. Terapia me të cilën ajo trajtohet është ilaçi i quajtur “desatenip” i cili nuk ndodhet në listën pozitive. Kjo terapi kushton 4000 euro për trajtim një mujor të sëmundjes, mjetet të cilat ajo nuk është në gjendje t’i sigurojë. Për katër vite, aq sa merr terapinë, jetëgjatësia e saj varet nga donacionet dhe shoqatat të cilat mbrojnë të drejtat e pacientëve. Denkova kërkon nga Fondi Shëndetësor dhe ministria e Shëndetësisë që në listën pozitive të figurojë edhe terapia që ajo pranon.
Kërkuam, na thonë nuk është në listën pozitive dhe aq. Kudo që ta merni ilaçin na thonë nuk do të ju kthehen paratë, meqë i bej privat. 4000 euro kushton ilaçi, për momentin e kam terapinë për një muaj më tej nuk e di. Ishim në Fondin Shëndetësor, në ministrinë e Shëndetësisë, te drejtoresha e Spitalit dhe asgjë- thotë Zhivanka Denkova, paciente.
Bojana Karaxhova nga Shoqata për mbrojtjen e pacientëve me Leukemi akute thotë se babai i saj ka ndërruar jetë për shkak se terapia nuk ndodhej në listën pozitive.
Klinika e trajtonte me ilaçe të vjetëruar meqë ndaloi që të ketë shërim nga linja e parë e ilaçit meqë në Klinikë nuk kishte terapi të shkallës së dytë. Ne filluam ta pranojmë këtë terapi të shkallës së dytë nga donacione por ishte shumë vonë meqë terapia është tepër e shtrenjtë, 4000 euro patjetër të intervenohet nga të gjithë institucionet, ministria Fondi Shëndetësor. Apeloj deri te të gjithë institucion që të mos lejojnë që ende pacientë të humbin jetën për shkak të mungesës së terapisë-pohoi Bojana Karaxhova, Pepo Levi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pacientëve me Leukemi Akute.
Nga pesë terapitë e mundshme për shërimin e kësaj sëmundjeje, kemi katër në dispozicion. Por vetëm njëri prej tyre ndodhet në listën pozitive i vendosur nga viti 2011 dhe i dyti është “Tasigna” e cila jepet tek pacientët të cilëve iu ndikon negativisht linja e parë e kësaj terapie, Këtë terapi e kemi marrë ad-hoc për 20 pacientët të cilët kanë reaksion negativ nga terapia e parë, por megjithatë kjo nuk është zgjidhje sistemore- deklaroi Pepo Levi, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pacientëve me Leukemi Akute.
Në prill të këtij viti përmes Agjencisë së Ilaçeve është vendosur në listën pozitive linja e dytë e terapisë ekzistuese, por kjo nuk zgjidh problemin e pacientëve meqë ajo do të jetë në dispozicion vetëm për një vit. Pas një viti nuk dihet se me çka do të trajtohen pacientët e prekur. Për momentin në Klinikën e Hematologjisë në Shkup trajtohen 132 pacientë me këtë lloj të leukemisë. Sipas të dhënave të Klinikës brenda një viti në Maqedoni diagnostikohen rreth 14 pacientë të rinj të prekur nga kjo sëmundje.