Të përkushtuar në mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve 24/7

Të nderuar qytetarë të Komunës së Tetovës dhe rrethinës,
Duke marrë parasysh se kohëve të fundit po na paraqiten shumë raste të zjarreve në oxhaqe të shtëpive dhe banesave kolektive, nga mos pastrimi i të njejtave, nga moskontrollimi i rrjetit elektrik e në veçanti përdorimi i kabllove vazhduese të rrymës elektrike si dhe nga përdorimi i bombolave të gazit.

Apelojmë që qytetarët tanë të jenë shumë të kujdesshëm, të bëjnë në kohë pastrimin e oxhaqeve dhe të kenë kujdes në përdorimin e aparateve elektrike për ngrohje si dhe bombolat e gazit, pasi që bëhet fjalë për mbrojtjen e qytetarëve dhe të mirave materiale të tyre.

Urojmë që këtë dimër ta kalojmë pa ndonjë paraqitje të zjarreve, pasi që tashmë dihet se zjarret lënë pasoja nga më të ndryshmet, andaj duam që qytetarët tanë të jenë më të sigurt dhe më të mbrojtur.

Duke shpresuar se ky apel do të has në mirëkuptim nga ana e qytetarëve, ne e përsërisim se do të jemi gjithmonë të gatshëm 24 orë pa ndërprerë që të ju dalim në ndihmë qytetarëve tanë.
Ju falemnderit për mirëkuptimin!
Njësia Teritoriale Kundër Zjarrit – Tetovë