Të pavaksinuarit në Gjermani nuk do të marrin pagë gjatë karantinës

Të pavaksinuarit në Gjermani në rast të futjes në karantinë, më së largu nga 1 nëntori nuk do të kompensohen më për humbjet në rrogë. Kështu është marrë vendim nga Ministrat e Shëndetësisë së landeve gjermane të mërkurën.
Përjashtime do të ketë për ata që nuk vaksinohen për shkaqe shëndetësore, dhe për këtë kanë një vërtetim nga mjeku.

Personave, të cilët për shkak të një karantine të vendosur nga punëdhënësi apo autoritetet edhe më tej kanë të drejtë për kompensim rroge në rast të karantinës në bazë të ligjit të infektimeve.
Edhe aty ka një përjashtim, për rastin, kur karantinimi mund të pengohej me vaksinën. Landet janë përgjegjëse për pagesat. Të pavaksinuarit duhet të futen në karantinë, nëse kanë pasur kontakt me personat e pavaksinuar ose kanë ardhur nga një zonë rre*ziku. Kjo nuk vlen më për të vaksinuarit.