Të pavaksinuarit dominojnë në spitale dhe me më shumë vdekje nga COVID-19

epa08479028 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 11 June 2020. The number of newly infected COVID-19 patients in the North Macedonia is still more than one hundred per day in last two weeks, which is a big number for the small Balkan country. Government is considering to continue the preventive measures in the country. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar analizën për Kovid-19 për periudhën prej 6 gusht deri 23 dhjetor 2021.
Siç qëndron në analizë, gjatë periudhës prej 06.08 deri 23.12.2021 nga COVID-19 janë infektuar 66.857 qytetarë, prej tyre 33% janë vaksinuar në tërësi, gjegjësisht 21.806 persona.
Është i madh numri i qytetarëve të pavaksinuar të cilët janë infektuar me Kovid-19. Sipas statistikës për javët paraprake, 45.051 qytetarë, gjegjësisht 67% e rasteve pozitive me COVID-19 nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Përqindja e të hospitalizuarve të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar arrin në 85%, ndërsa vetëm 15% nga të gjithë të hospitalizuarit për momentin janë tërësisht të vaksinuar. Vdekshmëria te të pavaksinuarit është e lartë në mënyrë drastike”, tregon analiza më tej.
Në po të njëjtën periudhë, kanë vdekur 2362 persona nga COVID-19, 1850 viktima nuk kanë qenë të vaksinuar, kurse vetëm 21% kanë pranuar vaksinë.