Të paktën katër persona humbën jetën pasi një helikopter i urgjencës mjekësore u rrëzua mbi një spital në Turqi.
Aksidenti ndodhi në qytetin Mugla, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodhen në terren.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një helikopter që ishte nisur nga Mugla drejt Antalias. Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mjegullës së dendur.
Kanë humbur jetën dy pilotë, një mjek dhe një anëtar i stafit, raportojnë mediat turke.
“Helikopteri u rrëzua mbi spital gjatë ngritjes. Kishte mjegull të dendur dhe arsyeja e aksidentit po hetohet. Katër anëtarë të stafit tonë humbën jetën. Helikopteri u nis nga këtu për në Antalia. Spitali nuk ka pësuar dëme. Aksidenti ndodhi kur helikopteri doli nga pista,” deklaroi guvernatori i Muglës, Idris Akbijik.
Sipas mediave, helikopteri është rrëzuar në një hapësirë bosh.