Të paktën 25 persona kanë mbetur të vd*ekur nga përmbytjet në tunelet hekurudhore nëntokësore në Kinën Qendrore. Qindra pasagjerë mbetën të bllokuar, ndërsa niveli i ujit për shkak të reshjeve rekord vijon të jetë në rritje.
Në provincën e Henan janë shpëtuar më shumë se 500 persona, ndërsa 200,000 persona janë evakuuar për shkak të përmbytjeve nga reshjet e dendura.
Ndërkohë në sipërfaqe rrugët janë kthyer në lumenj, me makina të mbuluara nga uji.