Zyra për Media e Qeverisë së Gazës akuzoi forcat izraelite për kryerjen e “dy masakrave brutale” gjatë natës duke bombarduar një xhami dhe një shkollë të kthyer në strehë dhe duke vrarë të paktën 24 palestinezë, raporton Al-Jazeera.
Rreth 93 të tjerë u plagosën në sulmet në qendër të Gazës, thuhet në Telegram.
Ndërtesat e synuara u identifikuan si Xhamia Al-Aksa dhe shkolla Ibn Rushd. Të dy strehonin qindra njerëz të zhvendosur, tha zyra e medias
Bombardimet pasuan 27 sulme izraelite në 27 shtëpi dhe qendra zhvendosjeje në të gjithë Rripin e Gazës në 48 orët e fundit, shtoi ai.