Të paktën 20 ushtarë indianë vriten në përplasjet kufitare me Kinën

Të paktën 20 ushtarë indianë janë vrarë sot në përplasjet kufitare me Kinën si pasojë e përplasjes me forcat kineze në rajonin Ladakh që ndodhet në rajonin verior të Himalajeve.

“Forcat indiane dhe kineze janë zënë në zonën Galwan, ku ata ishin përleshur më parë natën e 15/16 qershorit 2020”, thuhet në kumtesën e ushtrisë indiane.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se 17 pjesëtarë të ushtrisë indiane “janë plagosur në mënyrë kritike në vijën e detyrës” ku ndodhi përleshja, të cilët më vonë vdiqën pasi u ekspozuan “në temperaturat nën-zeros në terrenin me lartësi të lartë”, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 20, pasi tre ushtarë të tjerë kishin vdekur më herët gjatë ditës.

“Ushtria indiane është e vendosur të mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin e kombit”, thuhet gjithashtu në kumtesë.