Të paktën 10 vd*ekur në Indonezi nga go*ditja e valëve në plazh

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën pasi u go*ditën nga valët teksa meditonin në një plazh në Indonezinë lindore. Gazeta “Straits Times” raporton se një grup prej 23 personash kishin dalë pas mesnate për të praktikuar joga dhe medituar në plazhin Payangan në provincën indoneziane Java Lindore.

Shefi i policisë në rajon, Hery Purnomo, tha se valët e përfshinë grupin ndërsa praktikonte meditimin.
Ai tha se ekipet e shpëtimit kishin nxjerrë trupat e dhjetë të vd*ekurve dhe kishin shpëtuar 12 persona nga uji dhe ishin ende në kërkim të një 40 vjeçari.
“Nuk kemi zbuluar ende qëllimin dhe ritualin për shkak të cilit grupi u mblodh në plazh. Hetimet për detajet e aksidentit janë duke u zhvilluar”, tha Purnomo.