Të paktën 10 të plagosur pas shpërthimit në një fabrikë në Slloveni


Një shpërthim në një fabrikë të lëndëve kimike në juglindje të Sllovenisë, ka plagosur të paktën 10 njerëz më 12 maj, teksa autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve në afërsi që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Shpërthimi është raportuar rreth orës 08:30 të mëngjesit në Kocevje.

Ende nuk është bërë e qartë se çka e shkaktuar shpërthimin.

Qyteza, e cila është rreth 55 kilometra në juglindje të kryeqytetit Lubjanës, ka një popullsi prej rreth 8,000 banorësh.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë banorëve në zonat e afërta, që të mbyllim dritaret dhe të mos dalin jashtë gjatë intervenimit”, është cituar të ketë thënë policia sipas mediave lokale.

Sipas tyre, një Këshill lokal për Emergjenca është takuar ndërkohë që zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancave kanë arritur në fabrikën Melamin.

Fabrika Melamin ka rreth 200 punëtorë.