Të pakapshëm për policinë, autoritetet në kërkim të dy të dyshuarve për vrasjen në Batincë të Shkupit

Nga Prokuroria Themelore Publike njoftojë se kanë urdhëruar nisjen e procedurës hetimore ndaj dy personave që dyshohen për vrasjen në Batincë të Shkupit, që ndodhi më 1 korrik të këtij viti. Sipas njoftimit të Prokurorisë, S.N. 32-vjeçar dhe M.Xh. 24-vjeçar, janë të pakapshëm për organet e rendit.

“Dy të dyshuarit janë në arrati dhe nuk janë në dispozicion të organeve të rendit që nga momenti i kryerjes së veprave. Për këtë, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit, që do të fillojë të zbatohet nga kapja dhe privimi i lirisë së tyre. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme janë lëshuar urdhëratë përkatës për gjetjen e personave të dyshuar”, thonë nga Prokuroria.

Ndryshe, personat në fjalë në fshatin Batincë të Shkupit, dyshohet se kanë shtënë me tre armë automatike në automjetin “Ford” në të cilin ndodheshin A.B.I (34) dhe Z. I. (31), të dy nga fshati Maja e Zezë, ku A.B.I ndërroi jetë në vend, ndërsa Z.I. pësoi lëndime trupore.