Të paguash për një takim të shkurtë me të famshmit!? Ja sa kërkon Dua Lipa për një takim të shkurtër me të

Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar një shkrim ku përmenden pagesat që kërkojnë disa prej të famshmëve, për një takim apo fotografi me ta, gjatë turneve të tyre.
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, renditet si e famshmja më e shtrenjtë në këtë aspekt, sipas “The Sun”.

Për një takim me Duan, e madje edhe një vallëzim të mundshëm me të, fansat duhet të paguajnë mbi 2,200 euro, transmeton Koha.net. Në pakon e kësaj pagese përfshihet një mësim kërcimi nga një koreograf profesionist, një foto me këngëtaren, dhe mundësia e vallëzimit me të, por te kjo pjesë ka një kusht.

“Biletat për vizitat e Dua-s nuk janë të lira – por ylli i popit sigurisht që ka shumë në paketën e saj të turneut VIP “Future Nostalgia”. Fansat paguajnë për një ftesë në një “festë shtëpie” para shfaqjes në vendin ku zhvillohet koncerti. Paketa përfshin një mësim kërcimi nga një koreograf profesionist, akses në një skuadër glam, dhe një foto në grup me vetë yllin 26-vjeçar. Klientët që paguajnë madje kanë mundësinë të bëjnë një vallëzim me këngëtaren e hitit “Levitating”, por vetëm nëse hyjnë dhe fitojnë në një konkurs paraprakisht”, thuhet në shkrim.

Më të lirë se Dua Lipa renditen në këtë listë futbollisti Wayne Rooney, këngëtari, Justin Bieber, aktori Arnold Schwarzenegger dhe këngëtarja Alicia Keys.
Derisa Justin Bieber kërkon mbi 1000 euro për një takim të shkurtër me të, Arnold Schwarzengger kërkon afro 900 euro, Alicia Keys kërkon mbi 750 euro, ndërkaq Wayne Rooney kërkon mbi 530 euro.