Të ndihmohemi midis veti


Shkruar nga: Kujtim Kasami

Sa herë flasim për njeriun, themi që “njeriu është qenie njerëzore, humane, sociale,…” e çka nuk themi për njeriun, por si duket më së shumëti për “nocionin njeri”.
Qenia njerëzore asnjëher nuk pranoi të barti mbi vete emanetin hyjnor i vetëm, por si bashkësi njerëzore! Kjo tingëllon si e çuditshme, por kur analizojmë sfidat, vështirësit, përballjet, persekutimet, frikat dhe izolimet apo shtrirjet drejt hapësirave të panjohura që ka bërë, atëher rezulton krejt normale dhe logjike sepse njeriu mund të përballojë çdo lloj armiqësie të njohur apo të panjohur si bashkësi dhe jo si individ. Prandaj edhe mesazhet hyjnore janë të kësaj natyre, si për shembull: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë” (El-Maide, 2).
Ndihma është shumëdimensionale dhe prek shumë aspekte dhe mendoj që është proces dhe jo vetëm akt ( aksion).
Psh. Njeriu lind, në fillim foshnjë, fëmijë, i ri, i rritur, moshë mesatare, pleqëri, në moshë të thyer, vdekje – në të gjitha situatat ka nevojë për ndihmë duke krijuar raporte të ndryshme shoqërore (sociale).
Krijesa njeri është qenie e çuditshme sepse shpesh nuk din, apo nuk respekton kufi të caktuat duke tepruar për të mirë apo për të keq.
“Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë, / Për shkak se e ndien veten të pavarur.” (El-‘Alek, 6-7)

Termi insan (njeri) në Kur’anin fisnik përmendet 65 herë. Vërehet se në ajetet në të cilët përmendet ky term shfaqen një sërë karakteristikash të njeriut, të cilat paraqesin natyrën thelbësore dhe qenien e brendshme të tij.
Një nga karakteristikat thelbësore është se: “njeriu është jo falënderues, ndërsa kur sprovohet dëshpërohet”.

Njeriu mëton ta arrij gjithë atë që e dëshiron, kurse atij i takon vetëm ajo për të cilën jep mund.

“A mos do t’i takojë njeriut ajo që ai e dëshiron (Jo)?” (En-Nexhm, 24.)

“Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.” (En-Nexhm, 39)

Gjatë historisë së zhvillimit njerëzor, qenia njeri është përballuar në shumë momente me shumë vështirësi dhe sa herë që është ndihmuar ndër vete, ose më mirë të themi aq sa është ndihmuar midis veti aq edhe ka fituat.
Prandaj e shtrova si çështje në këtë shkrim modes : “ndihmën reciproke, interaktive, të shumëanshme dhe në shumë aspekte”, sepse në këtë situatë të krijuar është më shumë se e nevojshme, është obligative – shoqërore dhe individuale.

Njerëzimi e ka forcëm e brendëshme shumë të fuqishme për të përballuar situatën me virusin Korona, por gjithashtu e ka mundësinë e mirë që duke u ndihmuar midis veti të ndërtoj një botë (jo tjetër) por në kuptimin epokë tjetër postglobalizëm (nëse lejohet sepse anti – globalistët janë shumë pak).
Epokën post – globalizëm ( post covid-19) e paramendoj një epokë relativisht mesatare në aspektin e kohës, me krizë të thelluar në shtetet e zhvilluara, me borxhe të mëdha në shtetet e vogla dhe të pazhvilluara, me mirëqenie mesatare për individin në shoqëri, pa shumë polarizime dhe ndarje midis njerëzve, me një epërsi të vogël të vlerave ndaj jovlerave dhe mbi të gjitha me njerëz të cilët do të luftojnë për njerëzimin dhe jo për të luftuar dhe shkatruar njerëzimin.

Pa dyshim në këtë epokë post – covid në asnjë mënyrë intelektualët nuk duhet të zavendësohen me intelegjencën artificiale, sepse përsëri do të vijmë në situatë kur do të kemi spitale por nuk do kemi mjekë, do të kemi armë të zhvilluara deri në bërthamore por nuk do kemi ilaçe të duhura për viruse të reja që mund të paraqiten apo prodhohen në laborator të ndryshëm biologjik dhe kimik.

Atë që dëshiroj të them në përmbyllje të këtij shkrimi është:
Familja – në epokën post globalizëm, familjes duhet t’i ruhet shenjtëria e saj.
Njeriu në të lind, edukohet, zhvillohet dhe përmbyll jetën e tij duke ua lërë emanet vazhdimësinë e saj, trashëgimtarëve të tij.
Në të njeriu ndien sigurinë dhe rehatinë !
Nëse ndihmojmë që familja të jetë fokusi ynë, atëherë sigurisht çdo situatë do të përballohet me lehtësi.