“Të ndërpritet ndërtimi i objektit modular në Butel”, Kostovski: Ky objekt është si ai në Tetovë, nuk është i sigurt

Kandidati për kryetar të Butelit nga radhët e VMRO-DPMNE-së Darko Kostovski kërkoi të ndërpriten punimet për ndërtim të objektit modular në këtë komunë i cili duhet të shpërbejë si poliklinikë. Siç thotë edhe ky objekt është si ai në Tetovë – i pasigurt për qytetarët duke shtuar se po e ndërton kompania e afërt me pushtetin aktual. Ndryshe para dy ditëve publikoi storje se në Butel është duke u ndërtuar një objekt modular i cili do të shërbejë si poliklinikë.

“Bëhet fjalë për lloj të njëjtë të ambulancës modulare si ajo në Tetovë, të cilën e ndërton kompania e njëjtë e afërt me pushtetin. Kryetari në largim Velimir Smilevski, gjatë periudhës parazgjedhore por edhe gjatë mandatit të tij të pasuksesshëm 4-vjeçar dhjetë herë publikisht premtoi se komuna e Butelit do të bëhet me një poliklinikë bashkëkohore. E gjithë kjo rezultoi me një objekt të pasigurt dhe nënçmues i cili e cenon dinjitetin e banorëve të komunës së Butelit”,tha Darko Kostovski kandidat për kryetar të Butelit.