Të ndara në kuti kartoni, jepen detaje për kapjen e 2 tonëve ko*kainë në Kosovë

Struktura e Posaçme Kundër Ko*rrupsionit dhe Kr*imit të Organizuar në Shqipëri kanë dhënë detaje në lidhje me ak*sionin e përbashkët të policisë së Kosovës, Shqipërisë e Italisë, ku dyshohet se janë gjetur mbi 2 tonë lëndë na*rkotike në Lipjan.
Kreu i SPAK, Arben Kraja ka dhënë detaje lidhur me ko*kainën e kapur në Kosovë dhe që kishte përdorur portin e Durrësit si tranzit.

Mësohet se operacioni ka qenë i përbashkët mes SPAK dhe DEA-s amerikane si dhe me policinë italiane e atë të Kosovës.
“Operacioni i përbashkët mes SPAK, DEA-s, policisë italiane dhe asaj të Kosovës. Sasia e ko*kainës ende po peshohet.” ka thënë Kraja.
Mediat kanë siguruar fotot e ko.kainës së kapur në një kamion në Kosovës. Ko.kaina ishte fshehur në një konteiner me mish që vinte nga Brazili. Ndërkohë ko*kaina ishte futur në disa pako kartoni, ndërsa ambalazhi dyshohet të jetë i ngjashëm me paketimin e mishit për tu kamofluar.

Bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.
Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i tij.