Çifti 80 vjeç Xhemil dhe Shirine Maliqi nga komuna e Dragashit kanë ardhur nga Gjermania për të ushtruar obligimin e tyre qytetare, votimin. Në një intervistë thanë: “Nuk e dijmë sa e kemi ymrin por kemi ardhë me lanë diçka t’mirë për vendin.” Çifti nga Dragashi janë vetëm disa prej shumë mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë veçanërisht për zgjedhje.