Të miturën e shpon motra me thikë në shpinë, dërgohet në Spitalin Klinik të Tetovës

Mbrëmë (01-nëntor) në orën 21:50 në SPB-Tetovë është raportuar se një e mitur nga një fshati i Tetovës është sjellë në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime nga një mjet i mprehtë në pjesën e shpinës dhe me disa lëndime të tjera nëpër trup. Gjatë inspektimit më vonë është zbuluar se plagët ia kishte shkaktua motra e saj më e madhe, pasi që më parë kishin patë një zënkë verbale dhe fizike me njëra-tjetrën. Janë marrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgaditet parashtresë përkatëse.