Të mërkurën rivotohet në disa vendvotime, sonte nis heshtja parazgjedhore


Sonte në mesnatë fillon heshtja parazgjedhore për shkak të vendimit për rivotim për zgjedhjet parlamentare në disa vendvotime në njësinë e pestë dhe njësinë e gjashtë zgjedhore.

Rivotim do të bëhet në vendvotimet në Dollnen, Krushevë, Strugë, Ohër dhe Zhelinë. Fushata për rivotim do të zgjasë deri në fund të ditës së sotme. Njëkohësisht do të vlejnë të njëjtat lista për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, nuk do të ketë mundësi regjistrimi të të rejave.

Sipas KSHZ-së, ekziston mundësia për ndryshime dhe propozime për përfaqësues të autorizuar të kandidatëve.

Gjykata Administrative i rrëzoi si të pabazuara të shtatë paditë e Frontit Evropian, të ngritura kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në lidhje me zgjedhjet e 8 majit.

Nga koalicioni “VLEN” e kanë përshëndetur vendimin duke vlerësuar se është në përputhje me vullnetin e qytetarëve, ndërsa nga “Fronti Europian” e kanë akuzuar paraprakisht për inxhiniering zgjedhor.

kryesore