Të mërkurën Kuvendi nis debatin për konfirmimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Më 30 shtator para deputetëve të Kuvendit do të gjenden propozimet për konfirmimin e 5 gjendjeve të jashtëzakonshme të cilat ishin në fuqi nga 18 marsi deri më 15 qershor të këtij viti. Votimi i tyre duhet bëhet me shumicë prej 2/3, ndërsa shumica parlamentare nuk konfirmon nëse ka siguruar votat e nevojshme. Opozita kishte paralajmëruar se gjatë debatit do të kërkoj shqyrtimin e të gjitha vendimeve të Qeverisë të sjella përmes dekreteve me fuqi të ligjit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.