“Të mbahet përgjegjës penalisht”, Kajtazi reagon ndaj hoxhës ‘së Mercedesit’ që përdhosi flamurin kombëtar


“Kjo është harrën, leckë, bezë”. Kështu thotë për flamurin kombëtar shqiptar imami Mazllam Mazllami, i cili kohëve të fundit ishte në qendër të vëmendjes mediatike pasi pranoi një veturë luksoze të tipit Mercedes. Në mënyrë krejtësisht degraduese e fyese ndaj flamurit të mbarë kombit shqiptar, imami Mazllami u shfaq duke përdhosur atë.

Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar edhe gazetari Vehbi Kajtazi, i cili ka kërkuar nga autoritetet shtetërore që për këtë veprim të papranueshëm të mbahet përgjegjës penalisht. “Përdhosje e flamurit kombëtar. Përdhosje e dëshmoreve që dhanë jetën për liri dhe pavarësi. Përdhosje e identitetit kombëtar. Këto janë arsye të mjaftueshme që ky ‘hoxhë’ të thirret për të dhënë përgjegjësi penale”, ka shkruar Kajtazi në rrjetin e tij në Facebook.

Kujtojmë se hoxha në fjalë ishte bërë viral në rrjete sociale kur kishte pranuar veturën luksoze Mercedes. Shkaku i komenteve të bëra nga gazetari Valon Syla për një gjë të tillë, ai e kishte pësuar një rrahje për të cilën tashmë janë arrestuar dhe vënë në paraburgim tre persona.