Të martën në ora 14 takohen Zaevi e Thaçi

Kreu i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) Zoran Zaev të martën në Klubin e deputetëve në Shkup do të takohet me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi.Lajmin për “KOHA” e kanë konfirmuar nga dyja partitë, ndërsa takimi do të filloi në ora 14. Siç bëhet e ditur krerët partiak do të jenë të shoqëruar edhe nga delegacione partiake.

Ndryshe, ky takim është në suaza të përpjekjeve të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev për të siguruar shumicë të re parlamentare për të formuar Qeverinë e ardhshme. Pas këtij takimi brenda javës pritet që Zaev të takojë edhe kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.