Të luash shah vetëm me të prekur! Në Ohër mbahet gara botërore për personat që nuk shikojnë

Figurat i njohin përmes prekjes, ndërsa për vendosjen e tyre orientohen pa problem sepse kutitë e zeza janë më të ngritura sesa ato të bardhat. Të verbrit në vendin tonë çdo ditë përballen me pengesa, megjithatë ata po bëjnë të pamundurën që të jenë pjesë e çdo sfere. Nuk mungojnë as në garat e shahut për personat që nuk shikojnë, që këtë vit po mbahen në Ohër. Sivjet, për të dytën herë, garojnë edhe në nivel botëror.

“Për momentin tanët janë renditur në vendin e 11 dhe tani do të mundohemi ta përmirësojmë rejtingun e shtetit tonë”, tha Bllagoja Milloshovski. Personat që nuk shikojnë ose me shikim të dëmtuar shpresojnë se do të dalin në 5 vendet e para.

“Kjo në Maqedoni është një trend, ne edhe më pare kemi organizuar ngjarje të këtilla në federatën e personave të verbër kjo është gara e 9 botërore dhe është një shans i madh për personat e verbër dhe ata me shikim të dëmtuar, treguam një rezultat të mirë duke pasur parasysh se para dy muajsh kishim dy kampet përgatitore, një në Negotinë dhe një në Berovë”, theksoi Trajko Nedev.

Në këtë turne botëror të shahu për personat që nuk shikojnë ose me shikim të dëmtuar marrin pjesë 16 shtete, ndërsa gara zgjat 7 ditë.