Të lirohen nga burgjet të gjithë njerëzit e dënuar padrejtesisht në RMV

Nëse dihet saktë se Agim Ismaili është i pafajshëm atëherë ky njeri i pafajshëm është viktimë e sistemit të padrejtë dhe tendencioz gjyqsor i cili duhet të lirohet menjëherë. Pra parashtrohet pyetja shumë logjike se pse ky mbahet padrejtësishtë në burg. Njerëzit e pafajshëm vendin nuk e kanë në burg por në liri.

Këtu te ne janë liruar njerëz me vulë kriminelësh pra ata që kanë vrarë engjëj fëmijë e njerëz te rritur, që kane gjymtuar njerëz, të cilët kanë vjedhur dhe kanë përvetsuar para dhe prona të medha shoqërore dhe shtetërore dhe nuk është bërë nami pra të njëjtët nuk janë fare nëpër burgje pra janë të lirë ndërsa nëpër burgje fatkeqsisht po qëndrojnë njerëz të pafajshëm te.

Kjo vlenë edhe për Agimin ky edhe pse nuk është kryes i veprës penale vrasjes se nje polici dhe plagosjes së dy personave të tjerë dhe i njëjti ma padrejtësisht rri në burg.

Tragjedi më të madhe se ti mbash njerëzit padrejtësisht nëpër burgje nuk ka dhe asnjehër nuk do të ketë. Do të thotë se shqiptarët mund të mbahen edhe padrejtësisht nepër burgje ndërsa për të tjerët edhe pse ka dëshmi dhe fakte reale dhe të pakundërshtueshme që ata të qëndrojnë me meritë nëpër burgje keta shfajsohen dhe lirohen nga burgjet. Pyes pra se Pse shqiptarët duhet të kalben padrejtësisht nëpër burgje?.Le të lirohet Agimi dhe të gjithë shqiptarët e tjere dhe njerëz zë tjerë kuptohet të dënuar padrejtësisht me burgime të gjata dhe të përjetshme këtu në RMV. Maqedonia e Veriut nuk është shtet inkuizicioni, as shtet fashist e nazist, por as shtet komunist që njerëzit të dënohen per qejf ose për inat nga dikush vetëm pse janë shqiptarë por ky është një shtet demokratik dhe social i cili duhet të promovoj dhe zbatoj vlera përparimtare njerëzore dhe drejtësi e jo primitivzëm dhe hakmarrje. Po më duket se këtu dikush shqiptarët po i trajton sikurse që trajtoheshin zezakët më herët në SHBA. Shqiptarët nuk janë as zezak e as fajtorë kujdestar për çdo gjë që ndodh në këtë shtet.

Ata shqiptar që bëjnë me të vërtetë vepra të shëmtuara dhe krime burgun e kanë hallall por jo edhe këta që nuk bëjnë asgjë por janë të perndjekur dhe që dënohen padrejtësisht. Le të lihen anash arsyetimet banale se sistemi gjyqsor këtu qenka i pavarur dhe se askush nuk duhet që të përzihet në punët e brendëshme të tij. Këtu ka përzierje të shpeshta në punët e sistemit gjyqsor dhe askush nuk pyetet se pse ndodh një gjë e tillë, por vetëm për padrejtësitë ndaj shqiptarëve po u dashka të ruhet ajo pavarësia e “shenjtë” e sistemit gjyqsor. Apel Lirone Agimin pasiqë jo vetëm se që u shkatrrua jeta e tij por po shkatrrohen edhe jetët e më shumë anëtarëve të familjes së tij.

Lirone Agimin e rastit Alfa se tanimë kjo është çmenduria e sistemit gjyqsor te RMV që nuk mund të arsyetohet me asgjë dhe aspak të tolerohet. .Lirone njeriun sepse të gjithë tanimë thonë se ai është i pafajshëm por ky akoma po e vuan padrejtësisht burgun që nuk e meriton.