“Të kam bërë gati qershinë mbi tortë”, Luizi përgatit surprizën e hidhur për Oltën pak para spektaklit

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Dhe padyshim që këto ngjarje janë fuqizuar edhe nga banorët e rinj, të cilët janë future gjatë javëve të fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë, pas një nominimi të fortë me Luizin dhe Kristin, ishte Armaldo ai që la shtëpinë e “BBV” këtë të shtunë. E teksa loja sa vjen e bëhet edhe më e fortë, Luizi duket se ka një suprizë për Oltën.

Ta kam ruajtur një surprizë si qershi mbi tortë për Oltën time të dashur. Do kokë më kokë ti?! E duan të gjithë banorët.