Te Kalaja e Shkupit hapet ekspozita për Çamërinë (VIDEO)


Sot në Kalanë e Shkupit u bë hapja e ekspozitës për Çamërinë, në përkujtim të 77-vjetorit nga gjen*ocidi ndaj çamëve, në kuadër të manifestimit të ‘Javës Çame’. Ekspozita përfshin figura të shquara të historisë shqiptare, që në kohrat e atëhershme, përfshirë Hoxhë Hasan Tahsinin, astronom, matematikan, e filozof shqiptar dhe njëri ndër themeluesit e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, Abedin Pashë Dino, patriot, politikan, ideolog, dhe diplomat shqiptar nga Preveza e Çamërisë, kurse ishte edhe njëri ndër themeluesit e Lidhjes së Prizrenit.

Më pas vijonte figura e Ali Demit, i cilësuar si hero i popullit dhe një nga figurat më të shquara të Lu*ftës Antifashiste, Dhimitër Pasko, i njohur ndryshe si Mitrush Koteli, i cili ishte me origjinë nga Arta e Çamërisë, i cili ishte autori i parë shqiptar, që zhvilloi zhanrin e kritikës letrare. Teme Sejko, themelues i Çetës Çamëria.

Gjitashtu, kjo ekspozitë përmbante edhe shumë vendbanime të asaj kohe, si shtëpia në Sajadhë ku ishin të dëbuar shqiptarët e Çamërisë nga forcat zerviste në vitin 1944, që tani më 77 vite çamëve iu mohohet kthimi në tokat e tyre, në shtëpitë e tyre, si dhe shtëpi në Mazrek ku gjithashtu edhe këtu ishin të dëbuar shqiptarët nga forcat zerviste, si dhe shumë vendbanime të tjera që tregonin pamjet e shtëpive të bra*ktisura nga ana e shqiptarëve si pasojë e gjen*ocidit grek.

Në manifestimin e sotshëm nga asambli i Karshiakut ishte e organizuar një ndër vallet më të çmuar të valles çame nga të rinjtë e këtij asmabli.
Edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdohet manifestimi i Javës Çame, nesër do të bëhet publikimi i videos për Çamërinë nëpër rrjete sociale dhe portale, më 24 qershorë do të mbahet marshi i paqes, me fillim nga Kalaja e Shkupit deri tek Ambasada Greke, kurse më 25 qershorë është paraparë të ndiqet projeksioni i dokumentarit Gjurmë Shqiptare, ‘Prevza në Greqi’ , ku në këtë qytet ende flitet gjuha shqipe, dhe analizë rreth këtij dokumentari, më 26 qershor do mbahet homazh të varr*ezave Çame ne Gllogjer. Dhe më 27 qershor do të behët përmbyllja e programit me një video nga të gjitha aktivitetet e javës.