Pas publikimit të disa protokolleve si të sillen qytetarët kur dalin për kafe, qëndrojnë në një hotel ose blejnë në qendrat tregtare në kohë të pandemisë me Kovid-19, dje nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), u kumtuan rekomandime të obligueshme për votim në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare. Kushte specifike për votim do të duhet të zbatohen më 13 korrik, ditën e parë të votimit, kur është paraparë të drejtën e tyre të votës ta realizojnë personat pozitivë me Kovid-19 dhe ata që janë në vetizolim.
Anëtarësi i KSHZ-së, Boris Kondarko, në fjalimin e tij për protokollet për zgjedhje tha se më 13 korrik procesin zgjedhor do ta zbatojë Këshilli i veçantë zgjedhor (KVZ) që do të përbëhet nga punonjës shëndetësorë dhe përfaqësues të partive politike.
Sipas Kondarkos, anëtarët e KVZ-së do të pajisjen me pajisje mbrojtëse. Anëtarët e KVZ-së, sipas rekomandimeve të konfirmuara t obligueshme, pajisjen mbrojtëse e ndërrojnë pas përfundimit të votimit në shtëpinë e çdo votuese, gjegjësisht aq herë sa do të shkojnë të vizitojnë shtëpi të personave që do të votohet.
Nuk do të zbatohet dezinfektim në kutitë e votimit pas çdo votuesi.
Proces të ngjashëm të votimit do të zhvillohet edhe më 14 korrik, deklaroi nënkryetarja e KSHZ-së Ditmire Shehu, e cila theksoi se për dallim nga 13 korriku, procesin e votimit në shtëpitë e të sëmurëve, personat kronikë më 14 korrik do ta zbatojnë Këshillat e veçantë zgjedhorë. Ata sipas Shehut nuk do të mbajnë veshje mbrojtëse sepse nuk bëhet fjalë për raste pozitive nga Kovid-19, do të mbajnë vetëm maskë, doreza dhe do të duhet të mbajnë distancë. Anëtarët e KVZ, maskën duhet ta ndërrojnë në çdo 4 orë.
Të infektuarit me Kovid-19 dhe personat në vetizolim duhet të paraqiten për votim deri tek Komisioni komunal zgjedhor, përmes personit të autorizuar, të paktën shtatë ditë çara votimit, gjegjësisht deri më 8 korrik në mesnatë. Deri atëherë për votim duhet të paraqiten edhe të personat tjerë të sëmurë dhe të pafuqishëm. Ata që nga 8 deri më 15 korrik do të jenë pozitivë me Kovid-19 ose personat që do të duhet të jenë në vetizolim nuk do të mund të votojnë në zgjedhje. Afati për paraqitje për votimin e personave në arrest shtëpiak është 11 korriku deri në mesnatë.
Para disa ditëve KSHZ-ja ka bërë përzgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhorë shëndetësorë. janë formuar diku rreth njëqind, ndërsa në përbërjen e tyre janë tre punëtorë shëndetësorë dhe përfaqësues të partive politike.
Masa të obligueshme për votim më 15 korrik
Elizabeta Postopovska, anëtare e KSHZ-së, e përshkroi procedurën e votimit më 15 korrik dhe tha se KSHZ-ja është e obligueshme para votimit në hapësirat ku do të votohet të zbatojë pastrim themelor, gjegjësisht pastrim mekanik dhe dezinfektim të çdo vendvotimi në shtet pa dallim nëse bëhet fjalë për klasa në shkolla fillore dhe të mesme, ose bëhet fjalë për objekte private.
“Të gjitha 3.840 vendvotimet do të dezinfektohen nga KSHZ-ha. Në ditën e votimit çdo votues është i obliguar të mbajë distancë prej një metër e gjysmë ose dy metra para objektit të vendvotimit dhe në vetë vendvotimin. Para hyrjes është i obliguar t’i dezinfektojë duart dhe është i obliguar të mbajë maskë. Asnjë votuesi nuk do t’i lejohet të hyjë në vendvotim nëse paraprakisht nuk i dezinfekton duart dhe nuk mban maskë. Hapi i ardhshëm është kur votuesi dhe i njëjti është i obliguar gjatë identifikimit për një kohë të shkurtër ta largojë maskën që këshilli zgjedhor ta konfirmojë identitetin e tij. Duart do të duhet të dezinfektohen gjatë hyrjes dhe daljes nga vendvotimi”, sqaroi Postolovska.