Të infektuarit e rinjë erdhën sot nga Londra, janë të fejuar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, duke bërë që numri irasteve në gjithë vendin të shkojë në 15.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, IKSHP’ja ka njoftuar se të infektuarit janë dy të fejuar që kanë ardhur nga Londra sot. Njëri është nga Prizreni, e tjetri nga Obiliqi. Të dytë janë të moshës 26-vjeçare.

“Dy rastet janë dy të fejuar të ardhur nga Londra sot me datë 16.03.2020 me fluturim direkt Londër -Prishtinë. Të dytë kanë qëndruar në Londër nga data 04 mars deri me datën 16.03.2020, dhe sot janë detektuar nga shërbimet shëndetësore të aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe të përcjellur me auto ambulancë për në Klinikën Infektive-SHSKUK. Rastet janë me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit. Njeri i gjinisë mashkull dhe tjetri rast i gjinisë femër, të dytë të moshës 26 vjeçare”, thuhet në komunikatë.