Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka konfirmuar takimin me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ai njoftoi se takimi do të mbahet të hënën më 29 mars, në ora 13:00 në Klubin e deputetëve.
Ky takim vjen pas thirrjes që Mickoski ia bëri Zaevit për takim sy më sy, e ndërkaq Zaevi e pranoi të njëjtën.