“Të gjithë vdesin”: Elon Musk godet Bill Gatesin, thotë se nuk do ta marrë vaksinën kundër Covid-19


Themeluesi i kompanive SpaceX e Tesla, Elon Musk tha sot se as ai e as familja e tij nuk do të marrin vaksinën e ardhshme të koronavirusit, dhe shtoi se pandemia “ka zbutur besimin e tij te njerëzimi”.
Gjatë një interviste me gazetaren Kara Swisher, 49-vjeçari Musk tha se as ai e as fëmijët e tij nuk janë të rrezikuar nga Covid-19 prandaj nuk kanë nevojë për vaksinën.

“Është një situatë ku nuk mund të fitosh. Kjo ka zvogëluar besimin tim te njerëzimi, e gjithë kjo … irracionaliteti i njerëzve në përgjithsi,” tha Musk.

Ai dë*noi gjithashtu fushatat e izolimit në të gjithë globin dhe në veçanti në SHBA, të cilat i ka quajtur edhe më parë “joetike” dhe “arrest shtëpie de facto.”
Musk ka thënë se fushatat e gjera të izolimit janë të gabuara dhe se vetëm njerëzit e rrezikuar duhet të izolohet “derisa stuhia të kalojë”.

Kur u pyet mbi rrezikun ndaj familjarëve të tij, Musk u përgjigj mprehtë: “Të gjithë vdesin.”
“Ne kemi qenë duke prodhuar makina gjatë kësaj kohe dhe ishte shumë e bukur. Nuk kemi ndaluar asnjë ditë. Kemi dërguar astronautë në hënë,” tha ai duke nënkuptuar se Tesla ka mbajtur dyert e fabrikave hapur në shkelje të kufizimeve.
Musk su*lmoi sërish miliarderin e farmaceutikës e informatikës Bill Gates, duke e quajtur ‘kokëdru’.
“Gates ka thënë për mua diçka sikur unë nuk di çfarë po bëj. Hej kokëdru, unë po prodhoj makinat e vaksinës për grupin CureVac, kompani ku ti po investon,” tha Musk duke iu refeeruar faktit që Tesla prodhon makineri për CureVac.