Të gjithë sytë te 9 Maji, a do të shpallë Putin luftë gjithëpërfshirëse sot?

Ka pasur spekulime se Presidenti Putin mund të përdorë rastin e Ditës së Fitores për të bërë një njoftim madhor, apo edhe për t’i shpallur luftë të gjithanshme Ukrainës, në krahasim me një “operacion special ushtarak”.

Rusia thotë se është e pakuptimtë që do t’i shpallë luftë të gjithanshme Ukrainës në Ditën e Fitores.

Deri më tani Moska e ka mohuar se është në luftë, dhe i referohet pushtimit si një “operacion special ushtarak”.

Por zyrtarët perëndimorë kanë spekuluar se presidenti Vladimir Putin mund ta përdorë paradën për të shpallur një përshkallëzim të aksionit ushtarak.

Në ditët para pushtimit më 24 shkurt, zyrtarët rusë u vunë në radhë për të tallur sugjerimet për një pushtim të afërt si “histeri dhe propagandë perëndimore”. Megjithatë, ata pushtuan, duke kapur edhe shumë ukrainas në befasi.

Pra, më e pakta që mund të presim janë disa shpallje triumfuese të objektivave të arritura dhe armiqve (të vërtetë apo të imagjinuar) të mposhtur, shkruan BBC.

Faji për ritmin e ngadaltë të përparimit rus në Donbas ka të ngjarë të jetë mbi NATO-n dhe ndoshta do të ketë paralajmërime të mëtejshme për Perëndimin që të ndalojë së ndihmuari Ukrainën të mbrohet.

Çfarëdo që të ndodhë sot, është e vështirë të shohësh që kjo luftë të përfundojë së shpejti