Të gjithë ndërrohen në Kuvend, por vetëm ky njeri është aty gjithmonë

Dje është bërë konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe me shumicë votash është zgjedhur kryeparlamentar Glauk Konjufca.
Konjufca tashmë do të jetë kryetar i ri i Kuvendit, mirëpo një person aty afër e ka që nga legjislatura të mëhershme. Në të majtën e Konjufcës, është personi që nuk ka ndryshuar pavarësisht gjitha pushteteve tjera.

Njeriu i cili i kishte qëndruar pranë Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Vjosa Osmanit e tashmë edhe Glauk Konjufcës është sekretari i Përgjitshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi.
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm përbëhet nga dy Drejtoritë e Përgjithshme dhe njësitë organizative:

a. Drejtoria e Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale;
b. Drejtoria e Përgjithshme e Administratës.• Drejtoria për Protokoll dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;• Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun;• Drejtoria për Prokurim. Nën mbikëqyrje të drejtpërdrejtë të Sekretarit të Përgjithshëm janë edhe:• Auditori i Brendshëm, dhe• Zyrtari Certifikues për Financa.