Të gjithë merreshin me titullin, por dikush u kujdes që të pastrojë oborrin e stadiumit në Tetovë


Tetova dje ka festuar titullin e katërt kampion të Shkëndijës në ligën e Maqedonisë, dhe me këtë ka ngritur në qiell krenarinë kombëtare në Maqedoninë e Veriut.
Përdërisa të gjithë festonin brenda dhe jashtë stadiumit, dikush u kujdes që të jetë e pastër pjesa para stadiumit të qytetit.

Mjeku Albon Asani ka publikuar në Facebook fotografi se si me disa të rinj kanë pastruar pjesën e gjelbërt para stadiumit të Tetovës.
“Shkendija forever .Flm Buli Reno, Arnis, Valon, Lorik , Arbi, Nuri, Deon♥️🖤 . Te festojme titullin edhe vitin e ardhshem”(sic) ka shkruar ai në Facebook duke bashkangjitur fotografi, njofton Telegrafi Maqedoni.