Të gjitha gënjeshtrat mbi pro*blemet e vaksinës së AstraZeneca

Aspak panik: pavarësisht psikozës së përgjithshme, të dhënat e vetme zyrtare që kemi lidhur me vaksinën antiCovidna thonë se është efikase dhe e sigurtë. Rastet e trombozës midis të vaksinuarve janë në linjë me pjesën tjetër të popullsisë.

Dje Franca, Gjermania, por edhe Italia, kanë vendosur ta pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19 sepse janë sinjalizuar raste të dy*shimta ngjarjesh kontradiktore, si vd*ekje dhe tromboza, pas injektimit të saj. AIFA, agjencia italiane e ilaçeve, thekson se ja ka ndaluar përdorimin «për shkaqe krejtësisht mbrojtëse e të përkohshme, në pritje të vendimeve të EMA», agjencisë europiane për mjekësinë. Marco Cavaleri, përgjegjës për strategjinë vaksinore të EMA, në seancë dëgjimore në Europarlament është përgjigjur me njëherë, duke thënë se «po shyrtojmë të dhënat dhe ngjarjet vd*ekjeprurëse të raportuara», edhe pse deri më tani, ka shtuar ai, nuk ka prova që «demonstrojnë një rre*zik emergjent që influencon raportin përfitime/rre*ziqe».

Na duhej vetëm kjo për ta shtuar ka*osin në opinionin publik. Por nëse pezulli shërben për të parë se shkenca po vigjëlon, në rregull. Gjatë këtyre ditëve janë mijëra italianë që refuzojnë të injektohen me vaksinën AstraZeneca, të kapur nga fr*ika dhe dy*shimi. Fr*ikëra dhe dy*shime të bazuara mbi informacione totalisht false. Kohët e fundit janë shfaqur nëpër televizione virologë dhe virologe të shquar që na kanë thënë se vaksina AstraZeneca është e “dobët”, pasi ka një efikasitet prej rreth 60%, domethënë na kanë shpjeguar se në 100 të vaksinuar 60 janë të mbuluar dhe 40 jo. Për shembull, doktoresha Antonella Viola ka përsëritur shumë herë edhe në televizion, citoj nga faqja e saj në Facebook, se «AstraZeneca është një vaksinë më pak efikase sesa të tjerat, duke arritur të mbrojë vetëm 6 njerëz nga 10 të tillë të vaksinuar. I vaksinojmë duke e ditur se 4 nga 10 nuk do të jenë të mbrojtur?».

Por efikasiteti i vaksinës nuk mat sesa midis individëve të vaksinuar janë të “mbrojtur” sepse kanë zhvilluar antitrupa (që do të ishte një e dhënë e lehtë për t’u matur në mënyrë mël të saktë: bëhet analiza e gjakut e të vaksinuarve dhe shikohet se sa prej tyre kanë zhvilluar antitrupat mbrojtës). Jo. Mjafton të lexohet artikulli ku shkencëtarët e AstraZeneca kanë përshkruar eksperimentimin e tyre lidhur me vaksinën, me titull Siguriadhe efikasiteti i vaksinës AZD1222, botuar në revistën “The Lancet”, për ta kuptuar se nuk është kështu. AstraZeneca karekrutuar 11636 individë, në rreth gjysmën e tyre kanë injektuar një të ashtuquajtur placebo, një vaksinë false, dhe në gjysmën tjetër kanë injektuar vaksinën e vërtetë dhe i kanë ndjekur për 7 muaj.

Në grupin placebo, domethënë në grupin që ka marrë një vaksinë false, 112 individë nga 5829 janë infektuar me koronavirus dhe janë sëmurë me Covid-19, domethënë kanë pasur simptoma. Nga këta 5 qenë shumë rëndë, 1 ka vdekur. Në grupin që ka marrë vaksinën e vërtetë, 37 individë nga 5807 janë sëmurë me Covid-19 dhe kanë pasur simptoma, të gjitha shumë të lehta, praktikisht një të ftohur ose pak më shumë.

Tani le të llogarisim rre*zikun e infektimit, që është raporti midis numrit të rasteve me Covid-19 të hasur dhe numrit total të individëve të çdo grupi dhe arrihet kjo: në grupin placebo ka pasur 112 të sëmurë nga 5829, domethënë 112/5829, baraz me një rrezik infektimi prej 1.9%; në grupin e vaksinës së vërtetë ka pasur 37 të sëmurë lehtë nga 5807, domethënë 37/5807, baraz me një rrezik infektimi prej 0.6%. Cili është vërtet efikasiteti?

Tani që kemi analizuar rre*ziqet e infektimit, le të llogarisim efikasitetin e vaksinës, që është raporti midis reduktimit të rrezikut të infektimit dhe rre*zikut të referimit në popullsinë jo të vaksinuar. Si gjë të parë duhet të llogarisim diferencën midis rre*zikut të infektimit në të dy grupet (1.9 – 0.6 = 1.3), kështu llogaritet raporti midis diferencës së rre*zikut të infektimit midis grupit placebo dhe grupit të injektuar me vaksinën e vërtetë (1.3) dhe rre*zikut të infektimit të grupit placebo, që është vlera e rre*zikut të referimit në popullsinë jo të vaksinuar, që është 1.9, dhe sigurohet 0.68. Domethënë: 1.9 – 0.6/1.9 = 0.68, që do të ishte 68%.

Ky 68% përfaqëson efikasitetin e vaksinës AstraZeneca ndaj sëmundjes së Covid-19. Në botimin e shkncëtarëve të AstraZeneca efikasiteti është i barabartë me 67.1%, një diferencë shumë e vogël, vetëm pse unë kam thjeshtëzuar llogaritjet duke mos futur “vite – pacient”, një vlerë që mban parasysh faktorin kohë, për të cilin kush është vëzhguar për 6 muaj ka një rre*zik më të madh që të infektohet me Covid sesa një që është ndjekur për vetëm 5 muaj.Ky 68% do të ishte i famshmi 60% për të cilin flasin virologët si doktoresha Viola. Lexoni mirë: 37 persona nga rreth 6000 të vaksinuar nuk qenë mbrojtur dhe janë sëmurë me Covid në mënyrë shumë të lehtë, praktikisht një të ftohur të lehtë. 37 në 6000 dhe jo 40 në 100! Kështu që vaksina AstraZeneca është efikase. Për të dhënë një term krahasues: të gjitha vaksinat gripale aktualisht në treg kanë një efikasitet prej rreth 50%. Sikur të ishte i vërtetë arsëyetimi i doktoreshës Viola, atëhere nga 100 të vaksinuar kundër gripit, 50 do të ishin të mbrojtur dhe 50 jo, domethënë 1 në 2!

Për fat nuk është kështu, pasi efikasiteti i vaksinës nuk përshkruan shkallën e saj të mbulimit, domethënë sa njerëz janë të imunizuar, por tregon sesa vaksina bën të reduktohet rreziku i të prekurit nga sëmundja në një popullsi të caktuar në një periudhë të caktuar kohore. Që pastaj me vaksinën AstraZeneca edhe në rast se prekesh nga Covid, të kap vetëm njl grip shumë i lehtë dhe efikasiteti mund edhe të luhatet sipas parametrit të konsideruar: respektivisht Covid të rëndë, efikasiteti i vaksinës AstraZeneca është në masën 100%.

A ka efekte kolaterale? Gjatë ditëve të fundit disa gazeta kanë titulluar “AstraZeneca, frikë në Europë”. Vaksina AstraZeneca është e rrezikshme, shkakton trombozë, disa vënd e kanë nxjerrë nga tregëtimi, thonë, në realitet, EMA dhe ekspertë të tjerë të shumtë kanë shpjeguar se deri më tani nuk ka prova që mbështesin faktin se trombozat janë shkaktuar nga vaksina. Gjërat kanë shkuar kështu. Për vaksinat jemi në periudhën e farmakovigjilencës dhe prandaj, sipas rregullave të drejta, çdo ngjarje e dyshimtë që manifestohet pas marrjes së vaksinës në vëzhgim duhet t’u sinjalizohet autoriteteve kompetente. Në listën e ngjarjeve të “këqija” të sinjalizuara në të kaluarën ka ngjarje si “shtatzania”, “kafshimi i merimangës”, “vetëvr*asje” e kështu me radhë, që vështirë se kanë qenë të shkaktuzara nga vaksina, por që janë mbajtur parasysh për arsye sigurie maksimale.

Në rastin e vaksinës AstraZeneca në Europë ka pasur disa raste tromboze (30 deri më 13 mars) pas vaksinës nga 3 milion e më tepër të vaksinuar, por kjo nuk do të thotë se janë shkaktuar prej saj. Disa raste tromboze janë verifikuar 10 – 12 ditë pas marrjes së vaksinës dhe prandaj është praktikisht e pamundur që të ketë qenë vaksina ajo që i ka shkaktuar. Por në regjim farmakovigjilence kontrollohet gjithçka.

Në një shqyrtim të kujdesshëm të parë nga EMA, është parë se numri i rasteve me trombozë midis të vaksinuarve është në linjë me rastet e trombozës të ndodhura në të njëjtën periudhë kohore në popullsinë jo të vaksinuar, pasi edhe teksa po shkruaj këtë artikull, është dikush që po vdes nga tromboza në Itali, edhe pa qenë i vaksinuar. Por,pavarësisht kësaj, në regjim farmakovigjilence mbretëron kriteri i maturisë maksimale dhe, për ta siguruar popullsinë, kontrollohet më mirë sepse kurrë nuk i dihet.

Një e dhënë paradoksale: në Mbretërinë e Bashkuar janë dhënë mbi 11 milion doza me AstraZeneca dhe midis të vaksinuarve kanë rezultuar 45 raste me trombozë. Janë dhënë edhe 11 milion doza të vaksinës Pfizer dhe e dini sesa raste me trombozë kanë rezultuar? 48.3 më shumë. Por ajo e rrezikshme midis të dyjave është vaksina e AstraZaeneca, thotë shtypi italian. Sepse nuk i dihet, thotë.
(Andrea Casadio, gazetar dhe mjek, për Domani)