“Të flesh çdo natë me Edi Ramën”, flet djali që e bëri tatuazh në shpinë portretin e kryeministrit

Tatuazhi i një djali që ka realizuar portretin e kryeministrit Edi Rama në shpinë po bën xhiron e rrjetit.
Realizuesi i këtij tatuazhi, Feliks Rapushi ka treguar se për këtë punim i janë dashur gati gjashtë orë dhe pjesa më e vështirë ishin sytë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se djali e kishte idhull Ramën dhe ishte tip shumë interesant.
“Çuni që ka bërë portretin e Ramës ka qenë shumë tip interesant, më bëri përshtypje karakteri dhe tipi i tij. Ka kërkesa të veçanta dhe ne na vijnë çdo ditë.

Me aq sa kuptova e ka idhull, nuk di shumë. Ne kemi realizuar edhe portretin e Berishës, në shpinë e ka edhe dikush tjetër. Për vendin dhe madhënisë, ne i sugjerojmë, sepse klientët vijnë me idetë e veta.
Suytë janë një pjesë e vështirë e portretit të Ramës. Portretin e Ramës e kisha më të lehtë për ta realizuar pasi syri im është vrarë, e kam parë vazhdimisht ja njoh karakterin, e kam parë në televizor, Youtube. Ndërkohë kur më vijnë me një person në foto që nuk e njoh e kam pak më të vështirë se më duhet të shoh foto të tjera për ta kuptuar karakterin”, tha tatuazhisti.

Më tej, ai shtoi se nuk ka mbaruar një shkollë specifike për artet, por pasioni ka bërë që t’i mësojë në mënyrë të përsosur.
“Është tatuazh goxha i detajuar, do shumë punë, goxha orë për të realizuar.

Unë nuk kam marrë një shkollë të mirëfilltë për arte, po nga dëshira kam mësuar të pikturojë. Unë punoj të gjitha teknikat, bardh e zi e me ngjyra. Nuk e kam problem. Në trup është më e vështirë, pasi dhimbja bën të vetën, personi pyet pasi do të dijë se si po duket. Ne mundohemi ta mbajmë edhe pak me muhabet”, u shpreh Feliksi.