Të fikët, të vjella dhe djegie sysh, në Indi shpërthen një tjetër sëmundje e panjohur

Zyrtarët në Indi po hetojnë shkakun e një sëmundjeje të paidentifikuar që la më shumë se 140 njerëz të shtruar në spital gjatë fundjavës.
Pacientët nga Eluru në Andhra Pradesh, kishin një gamë të gjerë simptomash nga të përzierat deri te krizat dhe të fikët, thanë mjekët, raporton BBC, duke deklaruar se shumë prej të shtruarve në spital u rikuperuan dhe u dolën shpejt nga spitalo.

Media lokale thotë se pacientët bënë teste për virusin korona, të cilat ishin të gjitha negative.
“Njerëzit që u sëmurën, veçanërisht fëmijët, papritmas filluan të vjellin pasi u ankuan për djegie të syve. Disa prej tyre u ra të fikët ose pësuan sulme,” tha një zyrtar mjekësor në Spitalin Shtetëror Eluru.