Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me anë të një video mesazhi në Facebook, ka paralajmëruar se do të mbajnë nesër marsh pro*testues te Ministria e Drejtësisë. Sipas njoftimit, ky organizim do të mbahet kundër vr*asjes së grave dhe nevojës për trajtim të femicidit si urgjencë kombëtare. Gjithashtu kanë kërkuar përgjegjësi institucionale për vik*timat vajza dhe gra, përfshirë këtu edhe vi*ktimën e fundit, 18-vjeçaren nga Ferizaj. Marshi do të fillojë nga ora 12:00 pranë Ministrisë së Drejtësisë (ish-objekti i Rilindjes).
“Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkohen në marshin pro*testues për të kundërshtuar dhu*nën e shtypjen ndaj grave dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale për të jetën e humbur të Marigonës dhe vajzave e grave tjera”, thuhet në thirrjen për pro*testë. Të dielën, pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt, është dërguar 18 vjeçarja M.O., e cila sipas Prokurorisë së Ferizajt, dyshohet se është vr*arë nga dy persona.
Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, i dyshuari Krivaqa, për motive të ulëta me dashje, ka ushtruar mizorisht dhunë fizike mbi vi*ktimën, derisa ajo ka ndërruar jetë. Gjatë ditës së djeshme është pro*testuar para Stacionit të Policisë, para Gjykatës dhe Para Prokurorisë së Ferizajt, duke kërkuar drejtësi për vra*sjen e 18 vjeçares nga dy persona të dyshuar e tashmë të arr*estuar.